Puna dhe të arriturat kryesore të 100 ditëve të qeverisë ishin tema kyçe e takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, njëherësh Përfaqësues Special i BE-së, ambasadorin Tomáš Szunyog.
Në këtë takim u vlerësua përmirësimi i situatës aktuale në menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe sigurimi i dy milionë vaksinave për qytetarët e Kosovës.
Shefi i qeverisë kosovare falënderoi ambasadorin Szunyog për mbështetjen e vazhdueshme të Zyrës së Bashkimit Evropian.
U diskutua për Procesin e Berlinit dhe perspektivën e Kosovës dhe rajonit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe Raportin e ardhshëm të Progresit për Kosovën.
Gjatë takimit u bisedua edhe për sektorin e energjisë në vend, riparimet e nevojshme të termo-elektranave, si dhe prioritetet dhe përkushtimin ndaj të gjitha komuniteteve pakicë në Kosovë.