- Reklama -

Distria fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dhabit

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi, ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në kategorinë deri në 52 kilogramë në Grand Slamin që po zhvillohet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Distria edhe një herë e ka bërë krenar shtetin e Kosovës dhe gjithë shqiptarët, duke rrëmbyer një tjetër medalje që vjen pikërisht në Ditën e Flamurit, 28 Nëntor.

- Reklama -

Xhudistja nga Peja e mposhti kundërshtaren holandeze, Naomi Van Krevel, duke siguruar medaljen e bronztë përmes repesazhit.

Ndryshe, pejania i nisi shumë mirë garat gjatë ditës së sotme, duke triumfuar në xhiron e dytë ndaj ruses Katrina Efimova në kategorinë deri në 52 kilogramë, për të kaluar më pas në çerekfinale, ku mposhti me ‘waza-ari’ izraeliten Gefen Primo dhe u kualifikua në gjysmëfinale.

Megjithatë, në gjysmëfinale, kampionia olimpike ishte e pafat, pasi u ndal nga hungarezja Reka Pupp, të cilën e dominoi gjatë gjithë kohës së lojës së rregullt.

Distria u mposht në ‘golden score’, ku – pasi iu anulua një ‘waza-ari’ – gjyqtarët vendosën t’i jepnin një pikë kundërshtares së saj, e cila kaloi në finale.

Përveç Distrisë, Kosovën në këtë garë e përfaqësojnë edhe Laura Fazliu (-63 kg), e cila garon të shtunën, si dhe Shpati Zekaj (-100 kg), që garon të dielën./Sinjali

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort