LAJME

Konjufca merr mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për aspiratat ndërkombëtare të Kosovës

Konjufca merr mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për aspiratat ndërkombëtare të Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Mars 2026, 18:35

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Shtetit për Evropë dhe Amerikën e Veriut të Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës Veriore, Stephen Doughty.

Gjatë bisedës njoftuese, sipas njoftimit, Doughty riafirmoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe për aspiratat e saj ndërkombëtare.

Konjufca ka falënderuar Doughtyn për përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar në proceset e shtetndërtimit të Kosovës, si dhe për rolin e saj të rëndësishëm në forcimin e institucioneve demokratike dhe stabilitetit në vend.

“Gjatë bisedës u diskutua gjithashtu për mundësitë e zgjerimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe për vazhdimin e koordinimit të ngushtë në çështje me interes të përbashkët në nivel bilateral dhe ndërkombëtar”.

“Partneriteti ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar mbetet një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit demokratik, sigurisë dhe avancimit ndërkombëtar të vendit tonë”, u tha në njoftimin e MPJD-së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika