Ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj në një intervistë ka thënë se vaksina anti-Covid do të vijë në Kosovë gjatë muajit shkurt.Madje, ai tha se IKShPK-ja ka përcaktuar që të vaksinohen më shumë se 75% e popullatës, duke theksuar se do të fillojnë me të moshuarit, të sëmurët kronik dhe personeli shëndetësor.
“Angazhimi është i përditshëm dhe grupi i cili është i autorizuar edhe për sigurim të vaksinës edhe në baza ditore jemi në kontakte të vazhdueshme është proces sfidues jo vetëm për neve për edhe për shtete e rajonit. Në muajin shkurt besojmë se procesi i vaksinimit do të fillojë edhe në Kosovë. Shpresa dhe angazhimi ynë janë që të shtohen dozat e vaksinimit dhe deri në fund të muajit qershor të kemi një numër të konsiderueshëm të vaksinuarve të qytetarëve të Kosovës”.
“Sipas planit të imunizimit dhe atë që ka përcaktuar IKShPK-ja ne pretendojmë që të vaksinojmë më shumë se 75% të popullatës dhe kjo nënkupton 2 milionë e 700 mijë doza për vaksinim në faza të ndara dhe me sigurimin e kushteve dhe kritereve që duhet të përmbajë përdorimi i një vaksine shpresojmë që kjo dinamikë do të plotësohet në komplet vitin 2021.
Por ne do të fillojmë me grupe të cilat konsiderohen pjesa e moshuar, të sëmurët konik dhe personeli shëndetësor”.
Tutje, Zemaj shtoi se është trajnuar stafi dhe ka një proces të rregullt të vaksinimit kundër gripit sezonal.Ai theksoi se po insistojnë që të përgatisin hapësira më të mëdha për vaksinimi.“Kjo ka filluar shumë më herët. Është fat i mirë që kemi ecur me një dinamikë të shpejt. Kemi siguruar zinxhirin e ftohjes. Tash është i kompletuar edhe sa i përket standardeve mënyrës dhe mbajtjes së vaksinës të cilësdo që vjen në Kosovë”.
“Janë trajnuar stafi ne kemi edhe një proces të rregullt të vaksinimit kundër gripit sezonal është një përvojë e mirë që e kanë institucionet tona shëndetësore dhe kjo nuk është problem sa i përket edhe dhënies sa i përket vaksinimit të qytetarëve tanë. Të gjitha grupmoshat qoftë në kryeqytet apo qendra të tjera. Poashtu po insistojmë që të përgatisim edhe vende adekuate nëse na nevojiten hapësira më të mëdha për vaksinim kur shtohet numri dhe dozat e vaksinimit”.
Mes tjerash, Zemaj ka thënë se nuk kanë informacione nëse ka ndodhur vaksinimi në veri, por nga institucionet dhe ministria e Shëndetësinë vaksinimi do të bëhet për të gjithë qytetarët pa dallim.“Nuk kemi ndonjë informacion që ka pasur tentim ilegal ende i pakonfirmuar. E kemi trajtuar edhe me partnerët tanë ndërkombëtar edhe me institucionet e sigurisë. Nuk kemi diçka konkrete se a ka ndodh apo nuk ka ndodhur një proces i tillë”.“Nuk e dimë nëse ka ndodhur çfarë vaksine është dhënë dhe kujt i është dhënë por sido që të jetë e kemi trajtuar këtë çështje në nivel të një përkujdesje që të mos kemi probleme përtej aspektit human, por vaksinomi nga institucionet dhe ministria e shëndetësisë do të jetë për të gjithë qytetarët e Kosovës”./EO