- Reklama -

“Baguette” hyn në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s

UNESCO e ka shtuar bukën franceze “baguette” në listën e saj të “trashëgimisë kulturore jomateriale”.

Ky organ ka njoftuar se kishte shtuar “njohuritë artizanale dhe kulturën e bukës së baguette” në listën e tij prej 600 artikujsh të tjerë, duke iu bashkuar gjërave si përgatitja tradicionale e çajit në Kinë dhe një valleje koreane me maska të njohura si “talchum” – të dyja të përfshira gjithashtu për të parën herë.

- Reklama -

“Përfshirja e bukës baguette feston mënyrën franceze të jetesës”, ka thënë shefi i UNESCO-s, Audrey Asoulay.

“Baguette është një ritual i përditshëm, një element strukturues i vaktit, sinonim i kënaqësisë. Është e rëndësishme që këto aftësi dhe zakone sociale të vazhdojnë të ekzistojnë edhe në të ardhmen”, ka shtuar ai.

Thuhet se Franca prodhon rreth 16 milionë baguette në ditë, shkruan BBC.

E megjithatë, baguette ka qenë në rënie vitet e fundit, pasi furrat tradicionale po luftojnë kundër rritjes së gjërave si supermarketet e mëdha dhe popullaritetit në rritje të brumit të thartë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Dhjetë persona të vdekur nga zjarri në një hotel në Turqi

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 32 kanë pësuar...

Përfiton pa të drejtë 10.000 euro nga “sociali”: 15 muaj burg me kusht për kosovarin në Zvicër

Një 58-vjeçar me shtetësi kosovare është dënuar me 15...

CIA nxjerr raportin që thotë se COVID-19 mund të ketë dalë nga laboratori

Shërbimi sekret amerikan, të shtunën e ka nxjerrur një...

Fitore Duma, shqiptarja që qep jelekë për policinë e Çikagos në SHBA

“Fitore Uniforms” është ndër më të njohurat, e sidomos...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort