Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar sot familjen e ish-kryeparlametarit, Kadri Veseli, për të shprehur ngushëllime për vdekjen e kryefamiljarit Fazli Veseli.
Haradinaj ka deklaruar se gjatë kësaj vizite i ka ndarë babait të Veselit edhe një medale.
“Fazli Veseli shkoi në botën e përtejme, me një trashëgimi të madhe që e la pas, fëmijët e edukuar e brumosur me atdhedashuri. Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare i kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”. Sot ndamë dhembjen me familjen Veseli, miqtë e bashkëluftëtarët! Zoti ju forcoftë!”, ka shkruar Haradinaj.
Bashkë me Haradinajn për ngushëllime ishin edhe disa zyrtarë të tjerë të AAK-së.