LAJME

Apel për ndihmë: Një çift nga Prizreni kërkon mbështetje financiare për të realizuar ëndrrën për t’u bërë prindër

Apel për ndihmë: Një çift nga Prizreni kërkon mbështetje financiare për të realizuar ëndrrën për t’u bërë prindër
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Mars 2026, 12:34

Një çift nga Prizreni ka bërë apel publik për ndihmë financiare, me shpresën për të realizuar ëndrrën e tyre për t’u bërë prindër përmes procedurës së fertilizimit të asistuar (IVF).

Kadri Gashi, bashkëshorti i Mimoza Gashit, ka treguar se pas një periudhe të gjatë përpjekjesh dhe kontrolleve mjekësore, mjekët u kanë rekomanduar procedurën IVF si mundësinë e vetme për të pasur një fëmijë. Megjithatë, kostoja e trajtimit, që arrin rreth 2,150 euro, është e papërballueshme për familjen.

Sipas tij, çifti po përballet me vështirësi të mëdha financiare, pasi jetojnë me qira dhe mezi arrijnë të mbulojnë shpenzimet e përditshme. Për këtë arsye, ata po kërkojnë mbështetjen e qytetarëve dhe njerëzve me vullnet të mirë për të mbledhur shumën e nevojshme për trajtimin.

“Çdo kontribut, sado i vogël, për ne është një shpresë më shumë në rrugën tonë për t’u bërë prindër”, thuhet në apelin e familjes.

Familja Gashi u bën thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi të ndihmojnë financiarisht, ndërsa për ata që nuk mund të kontribuojnë, kërkojnë që të paktën ta shpërndajnë apelin për të arritur tek sa më shumë njerëz.

Të dhënat për ndihmë:
Përfituesi: Mimoza Gashi
IBAN: XK051502031003350760
SWIFT: RBKOXKPR

Për informacione shtesë mund të kontaktohet:
Kadri Gashi – +383 49 165 083

Familja Gashi shpreh mirënjohjen e tyre të thellë për çdo formë mbështetjeje dhe solidariteti nga qytetarët.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika