LAJME

Nisin protestat në të gjitha qytetet e Kosovës të organizuara nga OVL-UÇK

Nisin protestat në të gjitha qytetet e Kosovës të organizuara nga OVL-UÇK
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Shtator 2026, 17:53

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka organizuar sot protesta në të gjitha qytetet e Kosovës ku ka degë dhe struktura të saj.

Protestat kanë filluar nga ora 17:00, ndërsa dega e OVL-UÇK-së në Prishtinë do t’i bashkohet protestës nga ora 21:00, në Prishtinë.

OVL-UÇK u ka bërë thirrje institucioneve komunale dhe qytetarëve që t’u bashkohen protestave, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe vlerave të luftës çlirimtare.

Organizata ka kërkuar gjithashtu nga spektri politik, shtetëror dhe kombëtar që të jetë unik dhe të fillojë hartimin e një strategjie kombëtare, e cila, sipas saj, do të garantonte mbështetje të plotë për ish-krerët e UÇK-së deri në vendimin e Apelit.

OVL-UÇK ka deklaruar se mbështet protestat për ish-krerët e UÇK-së dhe luftën çlirimtare përderisa ato zhvillohen në mënyrë paqësore dhe nuk cenojnë rendin kushtetues.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika