LAJME

Ministri Maqedonci takon shefen e operacioneve të NATO-s: Objektivi ynë është anëtarësimi në NATO

Ministri Maqedonci takon shefen e operacioneve të NATO-s: Objektivi ynë është anëtarësimi në NATO
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Mars 2026, 11:18

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur përmes një postimi ne Facebook se është takuar me shefen e operacioneve të NATO-së, Blanca Hereza.

Në këtë takim, Maqedonci tha se e ka njoftuar Herezan për zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe për planet në të ardhmen.

“Nënvizova që vazhdojmë me përkushtim të koordinohemi e të bashkëpunojmë ngushtë me KFOR dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), ndërsa ritheksova se objektivi ynë është anëtarësimi në NATO, në mënyrë që vendi ynë dhe FSK të vazhdoj edhe më fuqishëm të jap kontribut në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes, e për këtë po angazhohemi çdo ditë” – thuhet tutje në njoftimin e tij.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika