Forcat e armatosura të Iranit kanë mohuar se kanë lëshuar një raketë drejt Turqisë, e cila është rrëzuar nga NATO-ja të mërkurën, duke thënë se Teherani zyrtar respekton sovranitetin e shtetit i cili është anëtar i aleancës veriatlantike.
Irani mohon se ka shënjestruar Turqinë

Sistemet e mbrojtjes nga raketat ajrore të NATO-s mbi Mesdheun lindor kanë rrëzuar raketën balistike ndërsa ajo po drejtohej drejt hapësirës ajrore turke pasi kishte kaluar nëpër Siri dhe Irak, ka bërë të ditur Ankaraja zyrtare.
Në përgjigje, NATO-ja ka dënuar sulmet “pa dallim të Iranit në të gjithë rajonin”./KOHA
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Shkurtimi i financimit për Serbinë, deputetja britanike: Brukseli më në fund po zgjohet

Kurti kujton masakrën e Lubizhdës së Hasit: Krimet e prillit 1999 mbeten plagë e hapur

Irani thotë se Ngushtica e Hormuzit është në duart e tij dhe se duhet paguar taksë për kalim

