LAJME

Ekstradohen nga Shqipëria për në Kosovë dy të kërkuar nga INTERPOL-i, u dorëzohen Policisë së Prizrenit dhe Pejës

Ekstradohen nga Shqipëria për në Kosovë dy të kërkuar nga INTERPOL-i, u dorëzohen Policisë së Prizrenit dhe Pejës
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Mars 2026, 12:07

Dy persona të cilët po kërkoheshin përmes INTERPOL-it për kultivim të lëndëve narkotike dhe për vjedhje të rëndë, janë ekstraduar nga Shqipëria për në Kosovë.

Policia njofton se ata u janë dorëzuar Policisë së rajonit të Pejës dhe të Prizrenit.

“Të dy ekstradimet u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre shqiptare, ndërsa pas ekstradimit të dyshuarit iu dorëzuan njësiteve përkatëse të policisë së rajonit të Pejës, përkatësisht atij të Prizrenit” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika