Avokati Gazmend Halilaj ka njoftuar se Halil Geci pas disa orëve marrje në pyetje në Departamentin e Krimeve të Rënda, është liruar.
Geci kishte publikuar një postim në facebook në të cilin kishte folur për Presidenten Vjosa Osmani e mes tjerash kishte thënë se ‘nëse Osmani do ishte në Turqi ajo do pushkatohej’.
“Në asnjë vend demokratik, nuk ndodhë që Presidenti i shtetit të merret me statuse të qytetarit të cilët me Konventa Europiane dhe Kushtetutë të Republikës, e drejta e shprehjes së mendimit të lirë garantohet…” – ka shkruar avokati Halilaj.





