LAJME

Sot, Dita e Nënës – Askush nuk e zëvendëson nënën, as dashurinë e saj dhe as sytë e pastër plot dritë

Sot, Dita e Nënës – Askush nuk e zëvendëson nënën, as dashurinë e saj dhe as sytë e pastër plot dritë
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Mars 2026, 09:01

Sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, e njohur edhe si Dita e Nënës.

Kjo ngjarje zë fill më 8 mars 1857, kur rrobalarëset e Nju ­Jorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.

Kurse 100 gra nga shumë vende evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagë të Danimarkës, nën kryesinë e Klara Cetkinit, vendosen që 8 Marsi të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Grave.

Për nder të kësaj dite, nënave dhe grave u jepen dhurata të ndryshme, ku dhurata më e shpeshtë është luleje, e cila ka simbolin e respektit dhe dashurisë.

Askush nuk e zëvendëson nënën, as dashurinë e saj dhe as sytë e pastër plot dritë, ndaj duhet të festoni për ato edhe me ato çdo ditë të jetës!

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika