Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim drejtorin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj.
Haxhiu priti drejtorin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, u diskutua bashkëpunimi midis dy institucioneve

Siç bëhet e ditur në njoftim, në takim u diskutua puna e Agjencisë, raporti që ajo përgatit për Kuvendin, si dhe bashkëpunimi midis dy institucioneve.
Sipas njoftimit, kryeparlamentarja Haxhiu dhe drejtori Buleshkaj diskutuan gjithashtu për aspektin buxhetor që do të ndikojë në zhvillimin e Agjencisë, për nevojat funksionale, si dhe për projekte që e forcojnë institucionin në aspektin zhvillimor.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.




