Institucioni më i lartë i futbollit në botë FIFA ka publikuar listën e re të kombëtareve më të forta në futboll.
Sipas kësaj liste, Kombëtarja e Kosovës renditen në vendin e 80-të në botë, duke u ngjitur për katër vende më lartë, në krahasim me listën paraprake.
Ndërsa Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar ulje, duke u renditur në vendin e 63-të të listës botërore.
Kurse Spanja kryeson listën botërore të kombëtareve më të forta në futboll, me 1,877 pikë, e ndjekur nga Argjentina, Franca, Anglia, Brazili, Portugalia, Hollanda, Belgjika, Gjermania dhe Kroacia, që mbyll 10-shen e top kombëtareve më të forta në botë.
Kujtojmë që Kosova siguroi pjesëmarrjen në plej-ofin për Botërorin 2026 pasi që u rendit e dyta në Grupin B me 11 pikë, pas Zvicrës e cila ka 14 pikë.
