LAJME

Arrestohet një person i kërkuar në Mamushë, ishte i dënuar me mbi 1 vit burg efektiv

Arrestohet një person i kërkuar në Mamushë, ishte i dënuar me mbi 1 vit burg efektiv
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Shkurt 2026, 10:47

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka njoftuar se të mërkurën, më datë 25.02.2026, Stacioni Policor në Mamushë është informuar se në një pikë kalimi kufitar, është ndaluar personi C. M., mashkull 35 vjeçar nga Mamusha.

Policia bën të ditur se për personin në fjalë kanë ekzistuar dy urdhër arreste.

Sipas Policisë, i njëjti ka qenë në kërkim, pasi ishte i dënuar me 1 vit e 15 ditë burg efektiv, me vendime të plotfuqishme të Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Siç bëhet e ditur në njoftim, i arrestuari fillimisht është sjellë në Stacionin Policor në Mamushë dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika