LAJME

Një tjetër aksident në Vlashnje, banorët kërkojnë masa për sigurinë në trafik

Një tjetër aksident në Vlashnje, banorët kërkojnë masa për sigurinë në trafik
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Shtator 2026, 15:09

Një tjetër aksident trafiku është raportuar në fshatin Vlashnje të Prizrenit, vetëm pak ditë pas aksidentit tragjik që ndodhi në këtë fshat.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Bashkësisë Lokale të Vlashnjës, Petrit Hoxhaj, i cili ka njoftuar se një veturë e tipit “Golf 5” është përplasur me një betonierë.

Sipas Hoxhajt, drejtuesja e veturës fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa më pas është kthyer duke deklaruar se do ta rregullojë dëmin e shkaktuar.

Ai ka thënë se rasti ka shkaktuar shqetësim te banorët, të cilët, sipas tij, janë ende të prekur nga tragjedia e ndodhur pak ditë më parë.

Hoxhaj ka kërkuar masa konkrete për rritjen e sigurisë në trafik në këtë zonë, duke theksuar nevojën për ndërhyrje për të parandaluar aksidente të tjera.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika