Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se është asfaltuar rruga “Qenë Qenaj”, në një gjatësi prej 360 metrash.
Sipas njoftimit të Komunës, procesin e punimeve nga afër e ka ndjekur Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri.

Gjatë punimeve janë larguar kubëzat e dëmtuara, ndërsa rruga është shtruar me dy shtresa asfalti, në përputhje me standardet e kërkuara.
Komuna ka bërë të ditur se punimet kanë përmirësuar gjendjen e rrugës dhe kushtet për qarkullimin e banorëve dhe automjeteve.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.