Në Komandën e Logjistikës, përkatësisht në Regjimentin e Qëndrueshmërisë, është realizuar “Kursi i Transportit”, me qëllim të aftësimit dhe përgatitjes së ushtarëve dhe nënoficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës për kryerjen e detyrave në fushën e transportit ushtarak.
FSK njofton se gjatë kursit, pjesëmarrësit zhvilluan njohuri dhe aftësi teorike e praktike për përdorimin, menaxhimin dhe mirëmbajtjen e mjeteve transportuese, si dhe për planifikimin dhe realizimin e detyrave të transportit.





