Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka njoftuar se të hënën, më datë 21 shtator 2026, një qytetar nga Prizreni ka gjetur në tokë një kuletë me dokumente personale dhe 505 euro e disa “Lei Rumun” para të gatshme.
Ai ka raportuar rastin dhe i ka dorëzuar kuletën me gjithë paratë në Stacionin Policor të Prizrenit po atë ditë.
Policia bën të ditur se pas verifikimit të dokumentacionit, është identifikuar personi që e kishte humbur kuletën – një qytetar nga Prizreni, të cilit më pas në stacion i janë dorëzuar kuleta me dokumentet dhe parat e gatshëm.





