LAJME

Shtatë raste të reja me fruth brenda një jave në Kosovë, numri total shkon në 172

Shtatë raste të reja me fruth brenda një jave në Kosovë, numri total shkon në 172
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Shtator 2026, 14:18

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar edhe për shtatë raste të reja me fruth në Kosovë.

Sipas këtij instituti, numri total deri më tash ka shkuar në 172 raste.

IKSHPK-ja thotë se vaksinimi është mbrojtja më e mirë – së bashku mbrojmë shëndetin e fëmijëve.

Të dhënat, sipas IKSHPK-së, tregojnë se mbi 95% e rasteve të konfirmuara me fruth janë te personat e pavaksinuar me vaksinën MMR, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë e vaksinimit në mbrojtjen e fëmijëve nga fruthi.

“IKShPK njofton qytetarët se krahas vaksinimit të rregullt sipas kalendarit të vaksinimit, është intensifikuar edhe vaksinimi i vonuar (catch-up), duke u mundësuar vaksinimin e fëmijëve që për arsye të ndryshme kanë shtyrë vaksinimin. Gjatë këtij viti, mbi 3,176 fëmijë të grup-moshës 2–5 vjeç janë vaksinuar përmes vaksinimit catch-up, duke dëshmuar angazhimin e prindërve për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve të tyre.”, thuhet në njoftim.

IKShPK vlerëson pozitivisht angazhimin e prindërve, profesionistëve shëndetësorë, institucioneve dhe qytetarëve për rritjen e vaksinimit dhe mbrojtjen e fëmijëve nga fruthi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika