Disa media shtetërore iraniane po konfirmojnë vdekjen e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.
“Udhëheqësi Suprem i Iranit ka arritur martirizimin”, raportoi transmetuesi shtetëror IRIB të dielën në mëngjes.
“Ky dijetar i madh dhe muxhahid (luftëtar) sakrifikoi jetën e tij për të ngritur Iranin… dhe ai ndodhet në praninë e madhe të martirëve lart,” tha agjencia e lajmeve Mehr, e lidhur me shtetin.





