Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka pritur në takim Islam Selmanin pas kthimit në Kosovë si nënkampion i botës në karate.
Ministri Çeku pret Islam Selmanin: Ky triumf është frymëzim për të gjithë sportistët tanë

“Pata kënaqësinë ta mirëpres në zyrë, Islam Selmanin së bashku me përzgjedhësin Isak Curri, kryetarin e Federatës së Karatesë, Besart Baruti dhe sportistët tjerë.
Ky është një rezultat historik për sportin tonë dhe një dëshmi e punës dhe vendosmërisë së Islamit. Ai na bëri krenarë të gjithëve dhe e ngriti karatenë e Kosovës në majat e garave botërore.
Ky triumf është frymëzim për të gjithë sportistët tanë.
Urime Islamit dhe gjithë ekipit!” ka shkruar Ministri Çeku në Facebook.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Rriten çmimet e naftës në Kosovë, pas konflikteve në Lindjen e Mesme

Kurti takohet sot sërish me Abdixhikun për çështjen e presidentit

Irani godet ambasadën amerikane në Kuvajt, Izraeli dhe SHBA-ja intensifikojnë sulmet

