LAJME

Arrestohen katër punëtorë-instruktorë të një poligoni në Prizren për falsifikim dokumentesh

Arrestohen katër punëtorë-instruktorë të një poligoni në Prizren për falsifikim dokumentesh
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Shkurt 2026, 13:16

Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se ka ndaluar për 48 orë personat me inicialet S.B., R.M., H.N. dhe B.G., të cilët janë të angazhuar si punëtorë-instruktorë të një poligoni në Prizren.

Këta të katër dyshohen se kanë kryer veprën penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar”, si dhe veprën penale “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, dyshohet se këto veprime janë kryer në vazhdimësi që ndërlidhen me rastin që është në hetim ndaj zyrtarëve në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB).

Në mesin e personave të arrestuar është dhe një zyrtar policor.

I njëjti bashkë me dy të tjerë janë arrestuar me dyshimet për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar”, ndërsa personi i katërt është arrestuar me dyshimet për kryerjen e veprës penale “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika