LAJME

Kurti para takimit me Abdixhikun: Na duhet kandidati apo kandidatja që siguron 80 vota në sallë

Kurti para takimit me Abdixhikun: Na duhet kandidati apo kandidatja që siguron 80 vota në sallë
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Mars 2026, 13:24

Kryeministri Albin Kurti, para takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë se për president duhet të jetë një kandidat ose kandidate që i siguron 80 vota në sallën e Kuvendit.

“Po i vazhdojmë përpjekjet për të përmbyllur me sukses edhe sfidën e zgjedhjes së presidentit. Na duhet kandidati apo kandidatja që siguron 80 vota në sallë. Pas takimit me kryetarin e PDK-së Bedri Hamzën, po takohemi edhe me kryetarin e LDK-së. Gjithçka brenda fare pak ditësh do të merret vesh”- tha Kurti.

Ndërkohë që kanë mbetur edhe tri ditë deri të zgjedhja ose rizgjedhja e presidentit të Kosovës, ende nuk është arritur një ujdi për emrin se kush do të jetë i pari i ardhshëm i vendit.

Dy ditë më parë, një takim të dytë Kurti e mbajti edhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza. Pas takimit, Hamza deklaroi se nuk ka ndonjë emër të përveçëm për diskutim, por ka propozuar që të propozohet nga PDK./Kallxo.com

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika