LAJME

Universiteti i Prizrenit dhe Zyra e Punësimit në Suharekë forcojnë bashkëpunimin për integrimin e të rinjve në tregun e punës

Universiteti i Prizrenit dhe Zyra e Punësimit në Suharekë forcojnë bashkëpunimin për integrimin e të rinjve në tregun e punës
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Mars 2026, 13:06

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka njoftuar të hënën se gjatë javës së kaluar, saktësisht më datë 27.02.2026, u mbajt takim i rëndësishëm ndërmjet pëfaqësuesëve të Zyrës së Punësimit në Suharekë, konkretisht udhëheqëses Mehreme Hoxha dhe këshilltarit Liridon Baraliu me rektorin e Universitetit, Prof. Dr. Mentor Alishani, me fokus forcimin e bashkëpunimit institucional dhe krijimin e mundësive konkrete për integrimin e të diplomuarve në tregun e punës.

SIç bëhet e ditur në njoftim, gjatë takimit u diskutua mbi mundësinë që studentët e diplomuar në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren të realizojnë praktikën profesionale pranë Zyrës së Punësimit në Suharekë.

Sipas Universitetit, kjo praktikë do të shërbejë si një platformë e rëndësishme për zhvillimin e aftësive praktike, njohjen me procedurat administrative, menaxhimin e rasteve të punëkërkuesve, si dhe përfshirjen në programe aktive të tregut të punës.

“Praktika në punë pranë Zyrës së Punësimit realizohet me pagesë (pagë minimale) kurse masat tjera që ofrohen nga kjo zyrë (superpuna, KGenu, Qeveria per Familjen) secila ka specifikat e saja të pagesës për çka dhe inkurajojmë studentët të vijnë dhe të vizitojnë zyret tona që të shfrytëzojnë këto shërbime” – thuhet në njoftim.

Po ashtu, bëhet e ditur se palët trajtuan mundësinë e ndërmjetësimit për realizimin e praktikës profesionale të të diplomuarve edhe në biznese private dhe ndërmarrje lokale, përmes koordinimit të Zyrës së Punësimit me sektorin privat.

Universiteti i Prizrenit thotë se ky bashkëpunim synon:

  • Rritjen e punësueshmërisë së të rinjve;
  • Përshtatjen e aftësive akademike me kërkesat reale të tregut;
  • Lehtësimin e tranzicionit nga arsimi në punësim;
  • Forcimin e lidhjes ndërmjet arsimit të lartë dhe sektorit privat.

“Ky takim përfaqëson një hap konkret drejt ndërtimit të një mekanizmi të qëndrueshëm bashkëpunimi ndërinstitucional, me synim krijimin e mundësive të reja për të diplomuarit dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomik lokal” – thuhet në njoftim.

Universiteti i Prizrenit tutje bën të ditur se të dyja institucionet u dakorduan që në vijim të konkretizojnë këtë bashkëpunim përmes një plani të përbashkët veprimi, duke planifikuar mbajtjen e nje sesioni informues para studenteve absolventë, duke vendosur bazat për një partneritet afatgjatë në funksion të zhvillimit profesional të të rinjve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika