Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, togeri Shaqir Bytyqi, ka njoftuar se më datë 28.02.2026, rreth orës 22:00, Policia ka pranuar informacion se në fshatin Manastiricë të Prizrenit, ekipi i emergjencës mjekësore kishte konstatuar vdekjen e një personi.
Sipas njoftimit, njësitet patrulluese policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është kuptuar se viktima, R.B., mashkull rreth 50 vjeç, dyshohet se ishte ngjitur në një shtyllë elektrike, për të rregulluar një problem elektrik. Si pasojë, ai dyshohet se është goditur nga rryma elektrike, duke pësuar lëndime fatale. Viktima nuk ka qenë punëtor i KEDS-it.





