Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen.
Siç bëhet e ditur në njoftim, në takim u diskutua për marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin e qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve, mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës për zhvillimin demokratik të Kosovës, si dhe mundësitë për të thelluar bashkëpunimin parlamentar në të ardhmen.
Sipas njoftimit, kryeparlamentarja Haxhiu shprehu mirënjohjen për kontributin e Finlandës në proceset e shtetndërtimit dhe fuqizimin e institucioneve demokratike.
Haxhiu priti ambasadoren e Finlandës, diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit parlamentar

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

PDK-ja dorëzon në Kuvend kërkesën për plotësim-ndryshim të Ligjit për Specialen

Muaji i Rinisë, institucionet dhe organizatat rinore në Prizren informuan të rinjtë për Kartën Rinore Evropiane dhe dëgjuan nevojat e tyre

BE-ja kërkon drejtësi për vrasjen e policit të EULEX-it

