Në kuadër të Muajit të Rinisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe OJQ-në ISDY, Komuna e Prizrenit zhvilloi sesion informues për Kartën Rinore Evropiane në Kosovë.
Të rinjtë nga Këshilli i Nxënësve dhe Parlamenti Studentor i Prizrenit u informuan për mundësitë, përfitimet dhe shërbimet që ofron kjo kartë, ndërsa kryetari Shaqir Totaj, thotë se patën mundësinë ta dëgjojnë nga afër edhe zërin e tyre, nevojat dhe sfidat me të cilat përballen.





