Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për zbardhjen e vrasjes së doganierit lituanez të EULEX-it, Audrius Šenavičius, në 13-vjetorin e vrasjes së tij në veri të Kosovës.
Šenavičius u vra më 19 shtator 2013, në rrethinën e Zveçanit, në veri të Kosovës.
Shefi i EULEX-it, Antero Lopes, ka ripërsëritur apelin për personat që mund të kenë informacione lidhur me rastin që t’i ndajnë ato me Policinë e Kosovës.
“E ripërsëris edhe njëherë apelin e EULEX-it: nëse dikush ka informacione që mund të ndihmojnë hetimet e Policisë së Kosovës, ju lutem të dilni dhe t’i ndani ato. Le ta kujtojmë Senaviciusin dhe sakrificën e tij”, ka shkruar Lopes.
EULEX-i kishte ofruar shpërblim prej 82 mijë eurosh për çdo informacion që mund të ndihmonte në identifikimin, arrestimin dhe ndëshkimin e autorit apo autorëve të vrasjes së zyrtarit lituanez.
Rasti vazhdon të mbetet i pazbardhur.