LAJME

Dita Botërore e Turizmit, MKT organizon aktivitete në të gjitha qytetet e Kosovës

Dita Botërore e Turizmit, MKT organizon aktivitete në të gjitha qytetet e Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Shtator 2026, 08:13

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar se nga data 23 deri më 27 shtator, planifikohet të realizohen një mori aktivitetesh në të gjitha qytetet e Kosovës, për nder të Ditës Botërore të Turizmit.

“Këtë vit, Ditën Botërore të Turizmit e shënojmë me disa ditë aktivitetesh në gjithë Kosovën. 23–27 shtator. Nisim së shpejti.” – thuhet në njoftim.

MKT ka publikuar pamje të monumenteve historike dhe vendeve turistike nga mbarë Kosova, por nuk ka dhënë detaje të tjera rreth aktiviteteve të planifikuara për shënimin e kësaj dite.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika