LAJME

FSK pjesë e garës për luftëtarin më të mirë në Ajova të ShBA-së

FSK pjesë e garës për luftëtarin më të mirë në Ajova të ShBA-së
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Shtator 2026, 08:03

Me ftesën nga Garda Kombëtare e Ajovës, në kuadër të partneritetit ndërmjet Ajova-s dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, tre pjesëtarë të FSK-së morën pjesë në “Garën për Luftëtarin më të Mirë” (Best Warrior Competition 2027).

Sipas FSK-së, gara katër ditore vuri në provë përgatitjen fizike dhe mendore, aftësitë ushtarake dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve, përmes sfidave të ndryshme të karakterit ushtarak.

FSK njofton se në mesin e pjesëmarrësve nga FSK-ja ishte edhe OR3 Ismail Ahmeti, i cili u rendit në mesin e finalistëve, duke siguruar vendin e dytë në këtë garë dhe duke përfaqësuar me profesionalizëm Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Pjesëmarrja e pjesëtarëve të FSK-së në këtë aktivitet është një mundësi e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, testimin e aftësive profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit dhe partneritetin me Gardën Kombëtare të Ajovës.” – thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika