Ka ndërruar jetë Zade Selmanaj, nëna e kryetarit të Degës së Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren dhe ish-deputetit të Kuvendi i Kosovës, Driton Selmanaj.
Lajmin për ndarjen nga jeta e ka bërë të ditur vetë Driton Selmanaj, përmes një njoftimi, ku ka shprehur pikëllimin e thellë për humbjen e nënës së tij.
“Me pikëllim të thellë dhe dhimbje të madhe ju njoftojmë se sot ka ndërruar jetë nana jonë e dashur, Zade Selmanaj. Dhimbja për humbjen e nanës sonë është e madhe, por do ta kujtojmë gjithmonë me dashuri dhe krenari për gjithçka që ishte dhe për gjithçka që na la pas”, thuhet në njoftimin e familjes.
Familja ka bërë të ditur se për kohën dhe vendin e varrimit do të njoftojë me kohë.