Ministria e Shëndetësisë, duke u bazuar edhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, rekomandon që institucionet publike dhe private të zbatojnë masa mbrojtëse për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta, për periudhën 03 – 10 korrik 2025.
Përmes një njoftimi, MSH-ja ka thënë se temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht tek grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si: fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta.
MSH-ja ka këshilluar subjektet ndryshme që të përshtatin orarin e punës për punëtorët e tyre dhe të tregojnë fleksibilitet që aty ku lejojnë mundësit, orari i punës të fillojë më herët apo punë nga shtëpia.





