LAJME

Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj tre personave në Prizren

Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj tre personave në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Shkurt 2026, 09:34

Tre persona dyshohet se kanë pësuar lëndime nga një i dyshuar, në Landovicë të Prizrenit, paraditen e së hënës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e sulmit njëri prje viktimave ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari është arrestuar.

“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje” – thuhet në raportin e policisë.

Policia e ka cilësuar rastin si ‘lëndim i lehtë trupor’.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika