LAJME

Tentoi t’i ikë Policisë në Prizren, i dyshuari kapet me substancë narkotike

Tentoi t’i ikë Policisë në Prizren, i dyshuari kapet me substancë narkotike
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Shkurt 2026, 08:57

Një person është ndaluar mbrëmjen e së mërkures në Prizren, pasi dyshohet për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

Ngjarja ka ndodhur më 25.02.2026 rreth orës 19:30, në rrugën “Ali Hadri”, ku hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) kanë ndaluar D.B.

Sipas burimeve nga strukturat e afërta me hetimin, zyrtarët policorë janë prezantuar si Polici, por i dyshuari ka tentuar t’u shmanget. Megjithatë, hetuesit kanë arritur ta ndalojnë.

Gjatë kontrollit trupor, atij i është gjetur dhe sekuestruar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë rreth 5 gramë.

I dyshuari është shoqëruar në zyrat e DHTN-së në Prizren, ku është intervistuar. Në konsultim me prokurorin kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Përgjithshme, ndaj tij është iniciuar procedurë për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, sipas nenit 267 të Kodit Penal.

Rasti mbetet nën hetime nga Njësia e DHTN-së në Prizren./Sinjali

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika