LAJME

Sveçla: Gjermania mbështet Kosovën në forcimin e institucioneve

Sveçla: Gjermania mbështet Kosovën në forcimin e institucioneve
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Mars 2026, 20:48

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Gjermania ka qenë dhe mbetet një mbështetëse e rëndësishme e Kosovës në forcimin e institucioneve dhe rendit e ligjit.

 

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka njoftuar se gjatë takimit me ambasadorin gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, është diskutuar për prioritetet e mandatit të tij të ri dhe për thellimin e bashkëpunimit bilateral.

Ai theksoi se të dy palët rikonfirmuan përkushtimin për realizimin e projekteve konkrete në fushën e sigurisë, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe koordinimin e vazhdueshëm për adresimin e sfidave të përbashkëta.

Sipas ministrit Sveçla, bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Gjermanisë pritet të sjellë rezultate të prekshme në shërbim të qytetarëve dhe të kontribuojë në stabilitetin afatgjatë të vendit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika