LAJME

Shtylla elektrike para derës, banori i Arbanës: Prej vitesh kërkojmë zgjidhje

Shtylla elektrike para derës, banori i Arbanës: Prej vitesh kërkojmë zgjidhje
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Shtator 2026, 12:32

Një banor i lagjes “Arbanë” në Prizren ka ngritur shqetësim lidhur me një shtyllë elektrike të vendosur para hyrjes së shtëpisë së tij, në rrugën “Enver Bytyqi”.

Sipas banorit, për këtë problem ai është ankuar prej disa vitesh tek organet përgjegjëse, mirëpo deri më tani nuk është gjetur një zgjidhje.

Ai thotë se pozicioni i shtyllës po i vështirëson hyrjen dhe daljen nga prona, duke kërkuar nga institucionet dhe organet përgjegjëse që të ndërhyjnë dhe të shqyrtojnë mundësinë e zhvendosjes së saj.

Banori shpreson që kërkesa e tij të marrë përgjigje dhe problemi të zgjidhet pas një pritjeje disa vjeçare.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika