LAJME

Me mbështetjen e Ushtrisë së SHBA-së, FSK avancon aftësitë për mirëmbajtjen e automjeteve HMMWV

Me mbështetjen e Ushtrisë së SHBA-së, FSK avancon aftësitë për mirëmbajtjen e automjeteve HMMWV
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Shtator 2026, 11:48

Forca e Sigurisë së Kosovës ka zhvilluar trajnimin “Maintenance Event”, për avancimin e kapaciteteve teknike në mirëmbajtjen e automjeteve.

Trajnimi është zhvilluar në Aeroportin e Gjakovës, me pjesëmarrjen e pjesëtarëve të FSK-së dhe me mbështetjen e pjesëtarëve të Gardës Kombëtare të Ajova-s, SHBA.

Sipas FSK-së, trajnimi ka ofruar “mundësi për shkëmbim të përvojave dhe avancim të njohurive teknike në mirëmbajtjen e automjeteve HMMWV”.

Gjatë trajnimit, pjesëtarët e FSK-së kanë zhvilluar aftësi praktike në inspektimin, mirëmbajtjen, diagnostikimin dhe riparimin e sistemeve kryesore të automjeteve HMMWV, me fokus të veçantë në transmisionin, sistemin e derivateve dhe sistemet elektronike.

“Një komponent i rëndësishëm i trajnimit ishte edhe zhvillimi i kapaciteteve të instruktorëve të FSK-së, duke krijuar mundësi për bartjen e njohurive dhe përvojave të fituara tek pjesëtarët e tjerë të Forcës.” – thuhet në njoftimin e FSK-së.

FSK-ja ka bërë të ditur se aktiviteti synon edhe forcimin e bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Ajova-s.

“Ky aktivitet përfaqëson një tjetër hap në ngritjen e kapaciteteve teknike dhe profesionale të FSK-së, rritjen e efikasitetit në mirëmbajtjen e mjeteve dhe forcimin e bashkëpunimit të qëndrueshëm me Gardën Kombëtare të Ajova-s.” – thuhet në njoftimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika