Shtetet e Bashkuara të hënën u bënë thirrje amerikanëve të largohen menjëherë nga e gjithë Lindja e Mesme nga Egjipti në lindje, përfshirë Izraelin, ndërsa Sekretari i Shtetit Marco Rubio u zotua për sulme “edhe më ndëshkuese” ndaj Iranit pasi Republika Islamike nisi sulme hakmarrëse ndaj aseteve amerikane në rajon.
Departamenti i Shtetit “u bën thirrje amerikanëve të LARGOHEN TANI nga vendet më poshtë duke përdorur transportin tregtar të disponueshëm, për shkak të rreziqeve serioze të sigurisë”, shkroi Mora Namdar, ndihmëssekretarja e shtetit për çështjet konsullore, në X, shkruan Times of Israel, përcjell Telegrafi.
Namdar renditi Izraelin, Bregun Perëndimor dhe Gazën, Libanin, Sirinë, Irakun, Jordaninë, Arabinë Saudite, Jemenin, Omanin, Bahreinin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajtin, Katarin dhe Iranin.





