Disa qytetarë të cilët përdorin insulinën, kishin dërguar shqetësimet e tyre për mos furnizim të zakonshëm me insulin. Mirëpo vonesat në furnizim me insulin sipas zyrtarëve të QKMF-së në Prizren ishin pikërishtë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë të cilët sot 28.01.2021 kanë sjellur dozat për muajin janar.
Drejtori i QKMF në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, përmes një njoftimi në rrjetin social facebook, ka bërë të ditur se vonesat në shpërndarje, janë bërë për shkak të mosfurnizimit në kohë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, raporton TV Prizreni
Ky është postimi i plotë:
NJOFTIM PËR DIABETIKËT
Njoftohen të gjithë të sëmurët me diabet (insulinvartës) të Komunës së Prizrenit, që furnizimi me insulina nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë për muajin janar është bërë me datën 28.01.2021. Të gjithë pacientët të cilët nuk kanë marrë dozat e nevojshme mujore të insulinsve, mund të paraqiten pranë Barnatores së QKMF-së, nga data 28.01.2021 deri me datë 05.02.2021 për t’i marrë të njëjtat.
Vonesat në shpërndarje, janë bërë për shkak të mosfurnizimit në kohë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.