Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, po merr pjesë në takimin e Forumit të Salzburgut, ku po diskutohet për bashkëpunimin rajonal në fushën e menaxhimit të migracionit dhe sigurisë kufitare.
Sipas njoftimit të Ministrisë, gjatë fjalës së tij, Sveçla mirëpriti lansimin e Sistemit të Hyrje/Daljes (Entry/Exit System – EES), duke e cilësuar një hap të rëndësishëm drejt modernizimit dhe digjitalizimit të kufijve të jashtëm të zonës Schengen. Ai theksoi se Kosova është e interesuar të përfitojë nga sisteme të tilla për të rritur sigurinë kufitare dhe për të përmirësuar menaxhimin e migracionit.
Siç bëhet e ditur në njoftim, ministri theksoi gjithashtu rëndësinë e informimit të qytetarëve të Kosovës për rregullat e udhëtimit dhe qëndrimit në zonën Schengen, por dhe rregullat në Kosovë që janë në përputhje me direktivat e BE-së, përmes fushatave informuese dhe platformave online të dedikuara.






