Gazmend Freitag i lindur në vitin 1968 në Pataçanin e Poshtëm në Komunën e Rahovecit – rajoni i Prizrenit. Ka kaluar më shumë se gjysmën e jetës në Gjermani dhe Austri. Nostalgjia për atdheun e lidh me kujtimet më të bukura të tij.
Piktori me prejardhje nga Kosova, Gazmend Freitag, në vitin 2008, kishte piktuaruar Urën e Gurit, vaj në pëlhurë, 70 x 70 cm, të cilën dëshiron ta ndaj me publikun e gjërë.
Ai thotë se Ura e Gurit është simboli i qytetit, një nga urat më tërheqëse në rajonin ballkanik në stilin osman. Në verë, ajo fton për një shëtitje të gjatë (korso), traditë në Prizren.
Marrëdhënia ime me Kosovën dhe vendin e lindjes është një ndjenjë shumë emocionale dhe shprehje e krenarisë sime për historinë e kombit shqiptar dhe për bukurinë e peizazhit shqiptar. Në pikturën time me vaj ‘Ura e Gurit në Prizren’, paraqes Prizrenin me dyqanet karakteristike të artizanëve dhe mjedisin piktoresk.