- Reklama -

BE-ja paraqet një draft “modern” për Asociacionin, fton në Bruksel Kurtin e Vuçiqin

Pa dhënë hollësi se për çfarë saktësisht është fjala, nga Bashkimi Evropian kanë konfirmuar se kanë bërë një “propozim modern evropian” për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe tash presin nga palët që për këtë, por edhe për të gjitha çështjet e tjera nga obligimet e dialogut, të “veprojnë shpejt”.

Këtë e ka thënë për disa gazetarë edhe zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, duke thënë se ky ka qenë rezultat i takimeve që i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, i ka pasur në Beograd dhe Prishtinë gjatë fundjavës, ku ka qenë së bashku edhe me të dërguar të tjerë perëndimorë.

- Reklama -

Stano ka konfirmuar se liderët e Kosovës dhe Serbisë janë ftuar që të shkojnë në Bruksel për të marrë pjesë në një takim, që thuhet se është “takim në mbështetje të dialogut në margjina të Këshillit Evropian”.

Sipas burimeve të BE-së thonë se “nuk bëhet fjalë doemos për takim mes tyre, por mbetet të shihet më vonë”, por gjithsesi ata janë ftuar që në Bruksel të jenë të enjten kur do të zhvillohet samiti i BE-së.

Për konfirmime kanë thënë se duhet të pyeten vetë palët.

“Diskutimet e të dërguarit të posaçëm, Miroslav Lajçak, gjatë fundjavës në Beograd e Prishtinë, e kishin në fokus zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Nuk ka ndonjë qëllim që ai të zëvendësohet. U diskutuan propozime dhe ide të ndryshme, disa prej të cilave me shkrim, dhe këto diskutime do të vazhdojnë. Kjo po ashtu përfshin edhe një propozim modern evropian për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka thënë Stano.  “Presim tash hapa të shpejtë nga palët, në mënyrë që të dëshmojnë se janë të përkushtuara për ta vazhduar procesin e normalizimit, duke i përmbushur obligimet e tyre përkatëse nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve, si dhe të gjitha marrëveshjeve nga e kaluara pa vonesa dhe pa parakushte, ka thënë ai. Liderët e Kosovës dhe Serbisë janë ftuar të marrin pjesë në takimin për mbështetjen e dialogut në margjinat e Këshillit Evropian më vonë gjatë kësaj jave”.

Samiti i BE-së, apo siç njihet formalisht ky takim “Këshilli Evropian”, zhvillohet të enjten dhe të premten në Bruksel. Në atë takim dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, sikurse edhe situata e sigurisë në veri të Kosovës, do të jenë ndër temat e diskutimeve.

Liderët e BE-së pritet që në konkluzat që do të miratohen të shprehin shqetësim të thellë për situatën e sigurisë në veri të Kosovës, të dënojnë sulmet ndaj Policisë së Kosovës, kërkojnë nxjerrjen para drejtësisë të kryesve të sulmit më 24 shtator në Banjskë, por të kërkojnë edhe zbatimin pa vonesa dhe pa parakushte të obligimeve nga dialogu.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort