Shqipëria po i jep leksion vendeve të rajonit në procesin e vaksinimit kundër koronavirusit.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka njoftuar se deri tani në Shqipëri janë vaksinuar gjithsej 1 milion persona.
Ky numër është për gati 800 mijë më i madh krahasuar me Kosovën, ku deri tani janë vaksinuar pak mbi 219 mijë qytetarë.
Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit, Shqipëria ka shkuar me një tempo të shpejtë të imunizimit të popullatës, teksa vaksina i kishte ofruar edhe Kosovës.