Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Simir Krasniqi, ka ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit për të marrë pjesë në mbledhjen solemne, e cila do të mbahet më 5 mars 2026 (e enjte), me rastin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Sipas njoftimit zyrtar, mbledhja do të zhvillohet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e njohur si “Shtëpia e Bardhë”, duke filluar nga ora 10:00.





