Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në Selinë Qendrore të partisë ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike dhe procesin e konstituimit të institucioneve të Kosovës.
Sipas njoftimit të LDK-së, gjatë takimit Abdixhiku e ka njoftuar ambasadorin Hargreaves për qëndrimet e LDK-së lidhur me zhvillimet e fundit në vend.
Në takim është theksuar përkushtimi i LDK-së ndaj mbrojtjes së interesit të Republikës së Kosovës dhe funksionalitetit të institucioneve demokratike.
Abdixhiku ka shprehur gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, duke vlerësuar rëndësinë e partneritetit ndërmjet dy vendeve.
“Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, duke theksuar rëndësinë e partneritetit të fuqishëm ndërmjet dy vendeve dhe të bashkëpunimit të ngushtë në funksion të demokracisë, sundimit të ligjit dhe stabilitetit të Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftimin e LDK-së.