LAJME

Java “Ta Pastrojmë Kosovën”, pastrohet dhe transformohet me gjelbërim e elemente rekreative fshati Novosellë i Prizrenit

Java “Ta Pastrojmë Kosovën”, pastrohet dhe transformohet me gjelbërim e elemente rekreative fshati Novosellë i Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Shtator 2026, 10:58

Në kuadër të javës “Ta Pastrojmë Kosovën”, Komuna e Prizrenit, në bashkëpunim me JICA-n dhe banorët e fshatit Novosellë, zhvilloi aktivitet mjedisor në hyrje të fshatit.

Hapësira e degraduar u pastrua dhe u transformua me gjelbërim, fidane, ulëse dhe elemente të tjera rekreative, duke krijuar një pikë turistike dhe hapësirë të gjelbër për pushim, në harmoni me karakterin malor të Novosellës.

“Ky aktivitet përcjell një mesazh të qartë: kujdesi për mjedisin dhe hapësirat publike është përgjegjësi e përbashkët e institucioneve dhe komunitetit.” – thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika