Në Ditën Ndërkombëtare pa Makina, EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me nxënësit e SHFMU “Emin Duraku”, në zonën e Stacionit të Autobusëve në Prizren, realizuan aktivitetin “Sa larg mund të arrijmë në këmbë për 15 minuta?”
Përmes një harte ndërvepruese, qytetarët shënuan destinacionet që mund t’i arrijnë në këmbë brenda 15 minutash, ndërsa përmes broshurave dhe bashkëbisedimit u promovuan ecja, transporti publik dhe mënyrat e qëndrueshme të lëvizjes.





