Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se është rikonfirmuar partneriteti i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes, duke theksuar rolin e rëndësishëm të Gardës Kombëtare të Iowa-s.
Pas punëtorisë vjetore M2M, të mbajtur në Kosovë, Maqedonci tha se përmes partneritetit me SHBA-në po punohet për ndërtimin e një Force të Sigurisë së Kosovës më të aftë, profesionale, moderne dhe të ndërveprueshme me partnerët.![]()
Ai, përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur se fokusi i Ministrisë së Mbrojtjes mbetet shndërrimi i planeve të përbashkëta në veprime konkrete, si dhe avancimi i mëtejmë i këtij partneriteti.





